
Të enjten e parë të çdo muaji Gusht, në Kukës festohet Dita e Gjallicës që në kalendarin tradicional popullor shënon mesin e verës.
Në ditën e festës së Gjallicës, e cila këtë vit i takoi data 6 Gusht poeti popullor Riza Vata sjellë vargjet e tij.
Festa e Gjallicës, festohet kryesisht nga banorët e fshatrave që janë vendosur në këmbët e malit e lartë.
Zakonisht banorët që shkojnë për të festuar Ditën e Malit Gjallica, rrinë një natë në majë të malit dhe më pas zbresin në banesat e tyre, përveç atyre që kanë dalë në stane për verim.
Kjo është një festë mjaft popullore në zonën e Kukësit, e në veçanti për fshatin Shtiqën e bashkë me festat e tjera po të zonës janë të trashëguara ndër shekuj si resurse kulturore.