• April 19, 2024 7:56 am

VIDEO/ Fillim prilli, Kukësi zbardhet nga bora

Kukësi është zbardhur nën petkun e borës.

Megjithëse jemi në muajin e dytë të pranverës reshjet e borës vijojnë të jenë prezent në zonën verilindore.

Pranvera duket se akoma nuk ka ardhe ne Kukës. Kete radhe krahas bllokimit të shumë zonave, bora ka shkaktuar dëme të mëdha në fruti-kulturë.

Temperaturat e larta të ditëve të kaluara sollën çeljen e sytheve dhe lulzimin e pjesës më të madhe të pemëve frutore në këtë rajon, por me reshjet e ditës së sotme mundi i fermerëve është shkatërruar.

Ndërkohë trashësia e borës në zonat si Arrën, Kalis, Gryk-Qaj, Bushtricë, Ujmishtë, Shishtavec, Topojan, Zapot ka kaluar mbi 30 cm duke shkaktuar edhe vështirësi në këto njësi administrative. Bora ka shkaktuar probleme edhe në rrjetin e energjisë elektrike.

Ka munguar energjia elektrike për disa kohë në zona të shumta si:

Lagjet nr 4, 5 e 6 të qytetit Kukësit.

Njësitë Administrative, Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çaj të Bashkisë Kukës.

Njësitë Administrative, Gjinaj, fshati Vlahën të Nj Adm Golaj të Bashkisë Has.

Njësitë Administrative, Valbonë, Margegaj të Bashkisë Tropojë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *