VIDEO-FOTO/ Bora ‘zhduk’ rrugën e Shishtavecit, bllokohet dhe Grykë Çaja

Reshjet e dëborës në zonën e Kukësit, kanë sjellë vështirësi të shumta.

Nga raportimet në terren mësohet se është problematike zona e Shishtavecit, ku reshjet e dëborës e kanë ‘zhdukur’ rrugën.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e Luma Post, duket se nuk është ndërhyrë për të hapur rrugën.

Probleme edhe në zonën e Grykë Çajës, ku bora ka arritur në 50 centimetra, duke bllokuar gjithë zonën. Edhe këtu nuk ka asnjë ndërhyrje nga autoritetet shtetërore.

Banorët bëjnë thirrje që të hapen rrugët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *