
Djemtë të rinj kuksianë i janë ngjitur mëngjesin e sotëm malit të Gjallicës për të shuar zjarrin e rënë mbrëmjen e djeshme.
Të gjithë janë vullnetar, meqenëse shteti në Kukës thuajse nuk ekziston.
Asnjë strukturë shtetërore nuk ka ndërmarrë aksion për shuarjen e zjarrit të rënë para 24 orësh.
Dhjetëra të rinj të organizuar vetë kanë mundur që ta lokalizojnë zjarrin e rënë në shpatin perëndimor të Gjallicës.
Pas më shumë se 10 orësh ata e kanë izoluar vatrën e flakëve, siç e shikoni dhe në pamjet video.