• April 19, 2024 7:00 am

VIDEO/ Goditet’ grupi i drogës në Kukës, arrestohen 2 persona, në kërkim një prej tyre

Dy persona janë vënë në pranga dhe vëllai i tyre është shpallur në kërkim për tarfikim të lëndëve narkotike.

Nga ky operacion janë sekuestruar 6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe rreth 1 kg eksploziv dhe dy automjete.

NJOFTIMI I POLICISË SË KUKËSIT:

Kukës/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cooperation”.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Kukës.

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim vëllai i njërit prej tyre.

Sekuestrohen rreth 6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe rreth 1 kg lëndë eksplozive.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotikëve, pas një hetimi 1-mujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore,  se një shtetas do të trafikonte një sasi lënde narkotike drejt Kukësit, me destinacion Kosovën, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cooperation”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. A., 47 vjeç, banues në fshatin Brekije, Kukës dhe F. K., 36 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. A., vëllai i shtetasit P. A.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Kukësit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. A., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. A., shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, ndërsa në afërsi të banesës së vëllait të tij, shtetasit F. A., gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar eksplozive.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin përreth banesës së shtetasit F. K., në fshatin Dardhas, shërbimet e Policisë gjetën bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, muncioni luftarak, lënda eksplozive dhe 2 automjete.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *