
Në Kukës situata është tejet problematike.
Në qytet stuhitë e dëborës kanë mbuluar të gjitha akset e rrugëve kryesore dhe të brendshme, ku mjetet dhe qytetarët qarkullojnë me vështirësi.
Probleme ka edhe me qarkullimin në rrugët e brendshme të Kukësit, lidhjet me njësitë administrative të zonës.
Trashësia e borës në Shishtavec është 50 centimetra, në Bushtricë 15 centimetra, Qafë-Shllak 25 centimetra dhe Qafë Prush 20 centimetra.
Rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë dhe goma dimri.