• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ Kadri Morinaj vendos përmendoren e Pjetër Bogdanit në Krumë të Hasit, akt patriotik dhe artdashës

Një përmendore e Pjeter Bogdanit e vendosur ne Krumë të Hasit do te shërbejë për të përkujtuar e shpërblyer kontributin dhe vlerat e tij, qe kanë lënë gjurmë në Shqipëri e Kosovë.

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina, hapi ceremoninë e vendosjes së Bustit të Pjetër Bogdanit.

Ky projekt i iniciuar dhe financuar nga filantropi Kadri Morina, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, është një vlerësim për përpjekjet e Pjetër Bogdanit për gjuhën dhe letërsinë e vjetër shqipe dhe kontributin e tij në promovimin e vlerave kombëtare.

Shtatorja u vendos në mes të Krumës, ku ceremonia u hap nga kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina. Presidenti i Grupit EUROSIG gjatë fjalës së tij u shpreh se Hasi e meriton të ketë në gjirin e vet, djalin e tij, Pjetër Bogdanin.

Ndër të tjera Z. Morinaj theksoi: Unë kam marrë formimin e shkollës së mesme në Krumë të Hasit dhe jam ndjerë i obliguar që Hasi e meriton të ketë në gjirin e vet, Pjetër Bogdanin, djalin e vet.

Hasi mbahet mend për shumë akte trimërie në shërbim të Kombit, por edhe për Pjetër Bogdanin që lindi në atë zonë.

Ndaj kontributi dhe vlerat e tij për kombin shqiptar duhet të shpërbleheshin me një përmendore në mes të kryeqytetit, por në fakt është merita e filantropit Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, i cili ka iniciuar dhe financuar bustin dhe po e bën realitet në vendlindjen e Bogdanit, në Has.

Është një vlerësim për mundin e dhënë në përpjekjet e tij për gjuhën dhe letërsinë e vjetër shqipe, pararendëse e Rilindjes Kombëtare, për kontributin e tij në  promovimin e vlerave kombëtare.

Në fakt kjo nuk është shtatore, por permendore e cila vendoset në Has, ndaj mbetet një gjest fisnik nga Z. Morinaj dhe nderon krejt komunitetin hasjan, të cilët kanë nxjerrë nga shpirti i tyre një njeri të përmasave kombëtare si Pjetër Bogdani.

Në ceremoninë e zbulimit të bustit morën pjesë mjaft personalitete të Shqipërisë dhe Kosovës, intelektualë, deputetë, kryetarë komunash e bashkish, si dhe përfaqësues të komunitetit fetar.

Në fakt kjo përmendore nderon te gjithë komunitetin hasian, vendin ku lindi Pjeter Bogdani. Në ceremoninë e zbulimit të përmendores morën pjesë mjaft personalitete të Shqipërisë dhe Kosovës, intelektualë, deputetë, kryetarë komunash e bashkish dhe përfaqësues te komuniteteve fetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *