
Në kuadër të aktiviteteve monitoruese që Adminstrata rajonale e Zonave të Mbrojtura kryen për monitorimin e biodiversitetit, janë vendosur kamerat kurth në 3 zona të mbrojtura.
Sipas Lefter Gjanes, drejtorit të Administratës rajonale të Zonave të Mbrojtura, vendosja e kamerave kurth ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona.