• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ Kandidatja e Ramës, Gerta Duraku: Në Kukës ka male, liqen dhe bie borë

Kreu i PS-së Edi Rama prezantoi sot një grup qytetarësh, të cilët pritet të jenë kandidatë për deputet të Partisë Socialiste në zgjedhjet qendrore të 25 prillit.

Rama i paraqiti ata si prurje të reja që i ishin bashkuar PS-së, por në fakt një pjesë e mirë e tyre kanë qenë prej kohësh pjesë e kësaj force politike dhe nuk iu bashkuan sot, pasi aktualisht mbajnë poste të larta në administratën shtetërore, janë anëtarë këshillesh bashkiakë apo drejtues të FRESSH.

Një prej tyre duket se do ecë në hapat e Elisa Spiropalit, jo për karrierë, por për admirimin ndaj shefit të saj dhe për gafat që pritet të lëshojë gjatë rrugës, shkruan Faxweb.

Bëhet fjalë për Gerta Durakun, vajzën e Shyqyri Durakut e cila aspiron të jetë deputete në Qarkun e Kukësit.

Që në prezantimin e parë ajo citoi shefin e saj se do jetë lypse e madhe njësoj si ai, por nuk mjaftoi me kaq.

Ajo vazhdoi më tej duke kërkuar që Kukësi të jetë një atraksion i rëndësishëm dhe argumentet që dha lanë ‘gojëhapur’ një pjesë të publikut. Për shkak se në Kukës ka male dhe bie borë, tha kandidatja për deputete, duke i quajtur këto si resurse natyrore.

‘Qëllimi im kryesor është që ti jepet përparësi zhvillimit të turizmit në Kukës. Mendoj që Kukësi ka bukuri të jashtëzakonshme natyrore, ka malin, ka liqenin, ka borën. Dhe mendoj që duhet të punojmë.’, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *