
Pas shumë vitesh duke luajtur në stadiume nga më të ndryshmet, Kukësi më në fund do të rikthehet në shtëpi.
Skuadra verilindore ndeshjen e radhës, të shtunën në orën 20:00 do ta luajë në “Kukës Arena” teksa presin Laçin. Impianti i ri ka marrë miratimin dhe tashmë është gati për të pritur idhujt e qytetit në këtë fund sezoni.
Skuadra e Kukësit ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga impianti i ri dhe fusha, që duket në kushte perfekte për të ndihmuar Kukësin e trajnerit Diego Longo për t’u rikthyer te rruga e fitores dhe për të mbajtur vendin e tretë në kampionat, që do t’i garantonte dhe kualifikimin për në Kupat e Europës.