• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ ‘Kolerë në kohë të dashurisë’, romani i katërt i Namik Dokles

Një histori dashurie mes Antigonës dhe Valmirit, rrëmon në të shkuarën ku gjuha e thatë dhe e drunjtë e një prokurori, zbardh gjashtë pushkatime.

Për ata që mungojnë, për ne që jemi të paplotë dhe për letërsinë që sjell në vëmendje fatet tona të trishta, Namik Dokle, ka botuar romanin ‘Kolerë në kohë të dashurisë’.

‘Mua nuk më intereson as historia as personalitetet historike. Mua më interesojnë viktimat e historisë. Romani u kushtohet poetëve të vrarë e të varur dhe jo më pak atyre që janë vrarë shpirtërisht.

Në Shqipëri në komunizëm janë ekzekutuar 4 poetë, Trifon Xhagjika 1963, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka eshtrat e të cilëve u gjetën me pranga të lidhura dhe Havzi Nela që u var më 1988’, tha Dokle.

Kolera është komunizmi dhe në demonstratat e fillimviteve 1990, çifti i dashuruar niset në kërkim të eshtrave. Tej letërsisë, Dokle ka një raport edhe personal.

‘Havzi Nelën e kam njohur që herët. Xhaxhai i tij dhe babai im kanë pirë gjak kanë qenë vëllezër. Havzi Nela u gjet i varrosur jo horizontalisht, por vertikalisht, në një gropë të një shtylle telefoni. Për fat të keq u gjet pa kokë, koka nuk iu gjet asnjëherë’, u shpreh Namik Dokle.

Dokle i ka kushtuar rëndësi viktimave të historisë në disa vepra si ‘Lulet e skajbotës’, apo ‘Vajzat e mjegullës’. Ai ka qenë deputet dhe kryetar parlamenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *