
“Shi në plazh” është një komedi e shkruar nga Teodor Laço dhe vënë në skenë në vitin 1984.
Ishin 9 aktor të mirënjohur që përmes personazheve të pa përsëritshëm skalitën një vepër me batuta të goditura, mesazhe etj. Është ndër ato komedi që thjeshtë nuk mërzitesh duke e ndjekur e rindjekur.
Shumë shpejt komedia “Shi në Plazh” do rivendoset në skenë po prap nga 9 të rinj, të cilët janë nxënës të gjimnazit Havzi Nela dhe janë përzgjedhur nga audicionet e zhvilluara gjatë muajit janar.
Një projekt i pallatit të kulturës që do të shfaqet në maj.