
Kukësi është një nga qytetet ku numri i aksidenteve është shumë i ulët, për të mos thënë inekzistent.
Zv/drejtori për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në Kukës, Blerim Bërbati tregon për RTSH Kukësin se në 9 muaj në qytet kanë ndodhur 3 aksidente të lehta.
Ndërkaq gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar edhe aksidentet me pasoja të rënda në akset rrugore të qarkut të Kukësit.