VIDEO/ Kukësi bën edhe një tjetër blerje

Largimet e Teqjes dhe Krasniqit, pa harruar këtu edhe formën jo optimale të Obanor pas dëmtimit që pësoi në fundin e ediconit që u mbyll, kanë detyruar Kukësin që të bëjë lëvizje në merkato duke menduar si të përforcojë prapavijën, duke bërë thuajse nga e para këtë repart.

Klubi i Kukësit sot ka prezantuar blerjen e re të këtij reparti, qendërmbrojtësin boshnjak Kenan Horiç, i cili pritet të sjellë eksperiencën e tij në radhët e verilindorëve.

‘Kenan Horiç është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur  me skuadrën tonë kontratën për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi boshnjak ka luajtur për shumë vite në Europë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Çelik Zenicas në kampionatin boshnjak.

Në të shkuarën, ai ka luajtur edhe në Slloveni  e në Turqi. Horiç është në Tropojë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës’, shkruhej në njoftimin e klubit.

Ky është një tjetër element për trajnerin Gega për pjesëmarrjen në Europë e sezonin e ri ku objektivi si zakonisht është titulli kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *