
Kukësi ka mposhtur me rezultatin 1-0 Skënderbeun në sfidën e vlefshme për javën e 37-të të Superiores.
Edhe pse përballë kishin skuadrën korçare, që prej javësh ka prerë biletën për në Kategorinë e Parë, skuadra verilindore, nuk arriti të shënonte më shumë se 1 gol.
Ishte Fejizhao, ai që në minutën e 38-të, realizoi golin me vlerë 3 pikë.
Pavarësisht se pa objektiv, Skënderbeu, luftoi deri në fund, për të surprizuar vendasit, teksa nuk mungoi as tensioni, ku protagonist u bë portieri Tafas, i cili u kap me futbollistët e skuadrës korçare.