• April 19, 2024 2:26 pm

VIDEO/ Kukësi i dështuar, trajneri Longo kërkon të gjejë fajtorët

Pas humbjes 2-1 në Loro Boriçi ndaj Vllaznisë, trajneri i Kukësit, Diego Longo foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se vija e VAR tek goli i dytë i shkodranëve nuk ishte rregull ndërsa shtoi se ato që kanë ndodhur në muajt e fundit me skuadrën e tij janë të papranueshme.

‘Jam shumë i mërzitur, por edhe po e shihja golin e dytë. Dua të shoh pak golin e dytë për të parë vijën e VAR-it. Nuk dua të gjykoj, por a duket normale kjo vijë? Unë pres që vija e VAR të jetë e drejtë, kjo nuk më duket normale. Nuk e kam me televizionin, por e kam me linjën e VAR.

Tabaku nuk ishte pozicionuar mirë, ka ardhur nga ekipi i moshave, por është një futbollist i ri. Edhe te goli i parë nuk ishte vendosur mirë mbrojtësi i djathtë.

Humbja ndaj Vllaznisë ashtu si ndaj Kastriotit, na i komplikon objektivat, kemi edhe tre ndeshje, nuk dua të bëj polemika. Unë dua ta them se çfarë ndodhi këtu nuk është e drejtë, por ajo që ka ndodhur në muajin e fundit nuk është e pranueshme.

Përgjegjësitë janë të miat dhe nëse thuhet se kemi bërë keq atëherë e pranoj. Unë nuk i vendos emrin sezonit, detyra ime është të punoj çdo ditë me skuadrën dhe ta përmirësoj atë’, u shpreh Longo.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *