VIDEO/ Kukësi i pastër nga koronavirusi, nga sot asnjë rast aktiv me Covid

Kukësi ka dalë nga harta e koronavirusit në Shqipëri.

Në buletinin ditor të ditës së sotme të ministrisë së Shëndetësisë, Kukësi nuk është fare në listën e zonave me raste aktive.

Një ditë më parë në Kukës ishte vetëm 1 rast aktiv me koronavirus, ndërsa sot Kukësi nuk është fare në listë.

Shpresojmë që kjo situatë të vazhdojë të jetë kështu sa më gjatë.

Gjatë ditës së sotme qendrat e vaksinimit në Kukës kanë nisur vaksiminin e të gjithë personave mbi 18 vjeç.


Më poshtë, Buletini Ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3348 testime, 8 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 1 qytetar në Tiranë.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 8

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3348

Testime totale 801,624

Raste pozitive 132,514

Raste të shëruara 130,002

Raste Aktive  56

Humbje jete  2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 24

Shkodër 12

Durrës 5

Elbasan 5

Lezhë 4

Berat 3

Dibër 1

Fier 1

Vlorë 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *