
Skuadra e Kukesit, zhvillon nesër ndeshjen e javës së 32 ndaj Partizanit.
Në prag të këtij takimi, trajneri Diego Longo doli para mediave në Kukës, ku foli rreth takimit ndaj kryeqytetasve.
Trajneri u ndal edhe te ecuria e skuadrës këtë sezon, teksa foli edhe rreth gjendjes fizike të ekipit, dëmtimeve dhe rikthimeve në skuadër.
Gjatë deklaratës së tij për median, Longo është shprehur se skuadra e Kukësit nuk ka ku të stërvitet.
‘Në fushën ku ne stërvitemi zakonisht, pronari kishte vendosur që të luhej një ndeshje e U-17.
Donim që të bënim një video analizë, por kompleksi nuk kishte drita. Ne nuk mund të stërvitemi dot në mënyrën siç duhet’, u shpreh trajneri i Kukësit, Diego Longo.