VIDEO/ Kukësi pa energji elektrike, rikthehet zhurma e gjeneratorëve

Pas shumë vitesh është rikthyer zhurma e gjeneratorëve në qytetin e Kukësit.

Dhjetëra lokale dhe biznese që i kane ruajtur gjeneratorët, i kanë vënë në funksionim mëngjesin e kësaj të marte, pasi prej mesnatës së djeshme qyteti ndodhet pa energji elektrike.

Shkak janë bërë dëmtimet e linjave të transmetimit të energjisë si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të borës që kanë përfshirë qarkun e Kukësit në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës në Bashkinë Kukës pa energji përveç qytetit janë edhe njësitë administrative të Zapodit, Shishtavec, Topojan, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë.
Ndërsa në Bashkinë Tropojës, pa energji elektrike janë fshatrat Valbonë, Cernicë, Margegaj dhe Bytyq.

Probleme me furnizimin me energji elektrike ka patur edhe në disa njësi administrative të qarkut të Korçës. Në zonat malore të këtij qarku janë rikthyer reshjet e borës dhe temperaturat janë ulur deri në -11 gradë Celsius, duke krijuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *