• Wed. Apr 24th, 2024

VIDEO/ Kukësi qytetarë të shumtë të infektuar me koronavirus

Me dhjetëra raste të reja me Covid po konstatohen çdo 24 orë edhe në Kukës, e kryesisht në dy javët e fundit.

Drejtori i Shëndetit publik Hasan Halilaj, në një intervistë për RTSH Kukës, tha se situata epidemiologjike gjithsesi është nën kontroll dhe renditi disa arsye se-pse gjatë shtatorit janë regjistruar këto shifra të larta.

Nga ana tjetër çdo ditë në Kukës bëhen mbi 200 vaksina, në 14 qendrat e vaksinimit në fshatra dhe qytet.

Teksa këtë muaj është rritur interesi në masë edhe nga moshat e reja, 18 deri në 40 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *