• April 20, 2024 11:22 am

VIDEO/ Makina inteligjente në Rrugën e Kombit, bllokohen 60 patenta, 105 gjoba

Policia ka organizuar një patrullim në Rrugën  e Kombit për të kontrolluar shpejtësinë me të cilën lëvizin makinat.

Në vetëm 2 orë patrullim, janë bllokuar 60 patenta dhe janë vendosur 105 gjoba.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj 105 drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *