• April 20, 2024 10:07 am

VIDEO/ Mjeku i njohur Shaqir Shehu shpallet ‘Qytetar nderi i Kukësit’

Një vit më parë me 20 nëntor mjeku i njohur Shaqir Shehu, që shëroi plagët e gjakosura të luftës së Kosovës për liri, humbi jetën!

Në përvjetorin e parë të mungesës, me vendim të Këshillit Bashkiak u nderua nga Bashkia Kukës me titullin e lartë ‘Qytetar Nderi’ i Kukësit, me motivacionin ‘Për kontributin e shquar human në fushën e mjekësisë’.

Shaqir Shehu, një humanist i jashtëzakonshëm, i papërtuar, inkurajues dhe shumë profesional u kthye në shëmbëlltyrën më të mirë të një mjeku model në verilindjen e vendit, në Kosovë e më gjerë.

Në nder dhe përkujtim të tij është realizuar filmi dokumentar ‘Gjithmonë midis Njerëzve’’ i regjisorit Bilbil Hereni kushtuar jetës dhe veprimtarisë së mjekut Shehu në fushën e mjekësisë dhe më gjerë.

Kirurgu ortoped Shaqir Shehu, punoi prej shumë vitesh në Spitalin e Kukësit. Ai ushtroi edhe detyrën e Prefektit të Qarkut të Kukësit në periudhën 2002-2005 dhe është nderuar nga Këshilli i Qarkut Kukës me titullin ‘Nderi i Qarkut të Kukësit’.

Doktor Shehu kishte emër edhe në Kosovë pasi dha një ndihmë të të plagosurve të luftës së vitit 1999 dhe për këtë kontribut është dekoruar edhe nga  ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në vitin 2019.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *