• April 18, 2024 10:42 pm

VIDEO/ Moti i keq, bllokohet ‘Rruga e Kombit’, ndodhin disa aksidente në Kukës

Reshjet e dendura të dëborës që filluan pasditen e sotme ne Kukës kane sjellë problemet e para në rrugë.

Problematika më e theksuar është në Rrugën e Kombit, e cila përveç reshjeve të borës është edhe nën pushtetin e mjegullës, çka ka sjellë edhe 2 aksidente rrugore në segmentin Tuneli Kalimashit-Fushë Dukagjin. 2 mjete të tonazhit të rëndë janë përmbysur në këtë segment.

Dyshohet se aksidente pa pasoja për jetën kanë ndodhur si pasojë e kushteve të motit dhe lagështirës në Rrugën e Kombit.

Nga këto dy aksidentet që kanë ndodhur në orare të ndryshme njëri nga kamionët me targa të Kumanovës të Maqedonisë së Veriut si pasojë e përmbysjes ka bërë që gjithë malli që ishte në kamion të dalë në rrugë.

Kamioni tjetër me targa të Shqipërisë  nga lagështia në rrugë ka dalë nga rruga dhe  si pasojë kabina është përplasur me shpatin e malit duke u  ndarë nga pjesa e kamionit, nuk ka pasoja në njeri vetëm dëme materiale.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *