
Mustaf Mustafa është kirurgu i mbi 60 mijë operacioneve. Jo më kot, legjendë e bisturisë dhe hero.
99% e ndërhyrjeve kirurgjikale nga duart e tij, kanë rezultuar te suksesshme.
Doktor Mustafa lehtësisht mund te gjendej në pavionë kirurgjikale kudo në botë, por me fat ishim ne, Kuksianët.
Rrëfimi i tij është origjinal, rrëqethës, i jashtëzakonshëm, raste në rrethana të pa-imagjinueshme por që doktor Mustafa ka qenë pjesë, duke i shndërruar në reale.
Ndiqni këtë speciale të RTSH Kukësit, të realizuar nga gazetarja Besiana Gërmizi, operatorit Maliq Morina dhe montazhieres Alida Dafku…