• April 19, 2024 4:42 pm

VIDEO/ Në Kukës u dogjën mbi një mijë hektarë pyje e kullota

Bashkia e Kukësit ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve në pyje nga mbi 20 vatra zjarri që përfshinë zonat malore.

Drejtori i shërbimit pyjor Sali Hallaçi, thotë se deri më tani janë djegur mbi 1000 hektarë pyje dhe kullota.

Aktualisht në qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë aktive zjarret në Majën e Rrunë dhe Majën e Zezë. Por në mëngjes pati reshje shiu që ndikuan në fikjen e disa vatrave në këto zona, ndërsa flakët janë në kontroll

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *