
Bashkia e Kukësit ka ngritur 3 grupe pune për identifikimin e problemeve në shkollat që ka nën administrim.
Nënkryetari i Bashkisë, Granit Gjana ka thënë për RTSH Kukësin se një grup pune do të punojë në qytet dhe dy grupet e tjera në njësitë administrative.
Gjana premtoi se gjithçka do të jetë gati për nisjen normale të procesit mësimor.
Ndiqni kronikën e përgatitur nga RTSH Kukësi: