
Me nismën e guidës dhe blogerit kuksian, Afrim Tahiraj, një grup prej 30 të rinjsh kanë bërë një gjest mjaft të bukur të dielën që kaloi.
Ata kanë vizituar fshatin e thellë Tërshenë dhe kanë dërguar dhurata dhe materiale të tjera për 14 fëmijë që jetojnë në këtë zonë ku dëbora qëndron thuajse 6 muaj të vitit.
Ata jetojnë dhe shkollohen në Tërshenë dhe të rinjtë u kanë plotësuar sadopak dëshirat që ata fëmijë kanë.