VIDEO/ ‘Nuk ka më dimër të zi prej ’85’, 77-vjeçari bicjan: Më parë shkonte bora 2 metër

Në Kukës, dekada më parë stina e dimrit është shoqëruar përherë me acar e dëbore që arrinte deri 2 metra e më shumë.

Por, e kundërta po ndodh vitet të fundit, ku stina e dimrit nuk ngjason aspak me dimrat e mëparshëm, zanafilla e të cilëve niste në mes të Nëntorit e përfundonte në Mars.
Ilmi Bilali 77 vjeç nga fshati Bicaj, tregon se për shkak të ngrohjes globale dimrat prej vitesh nuk janë të vështira e të zi siç I quan populli me gjuhën e vjetër ndërsa kujton dimrat më të vështirë që ai ka përjetuar ndër vite .

Edhe zonja e shtëpisë thotë se dimrat e vërtetë në zonat e Kukësit prej vitesh kanë munguar. Por pavarësisht, kësaj ajo thotë në shtëpitë e fshatareve nuk mungojnë zajretë e dimrit dhe drutë e zjarrit.

Por ditët e buta të dimrit Ilmiu i shfrytëzon duke u marrë me prerjen e druve me bujqësi dhe blegtori ndërsa kohën e lirë e kalon duke lexuar një pasion që në moshën rinore. Ai thotë se leximi pranë zjarrit është pushim pas punëve fizike që bën në shtëpi.

Kujtojmë se vitet e fundit në Kukës ka patur ndryshime drastike, ku moti me kapriçot e tij ka qenë i paparashikueshëm e ndërsa dimri i sivjetshëm, me reshje të pakta dëbore po vlerësohet si një ndër dimrat më të butë të dekadave të fundit.

Ilmi Bilali: Dimrin e ’53 e mbaj mend mirë, ka qenë një metër e gjysmë borë.
Vinte aeroplani prej Rusisë e shkarkonte thasë me miell në fushën e ballonave. Ka qenë dimër i madh.
Dhe ’85, dihet më. Dy dimrat më të fuqishëm që kam përjetuar.

Dimri i zi e quanim. Merrem me bujqësi e blegtori, kemi gjithë atë tokë, kur lodhem fizikisht ulem e lexoj. Kam lexuar pafund, jam i apasionuar, më jep dëfrim dhe më bën mirë për shëndetin.
‘Hasta La Vista’ më ka pëlqy shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *