VIDEO/ Nuk ndalen shqiptarët e Kosovës, radhë të gjata në Morin

Ka dy ditë qe Kosova është në bllokim total, ku bizneset dhe restorantet janë mbyllur.

Kjo masë, erdhi pas vendimit që mori Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë.

Derisa, 6 komuna u futën në karantinë, duke mos pasur mundësi lëvizjeje jashtë kufijve komunal.

Por, një pjesë tjetër e qytetarëve, këtë fundjave, ia mësynë Shqipërisë.

Këto janë pamje në pikën kufitare në Morinit në orët e mbrëmjes së sotme, ku shihen dhjetëra vetura, teksa presin në radhë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Kujtojmë që masat në fjalë, vlejnë deri nesër në orën 05:00. Ndërsa sot u regjistruan 730 raste të reja me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *