
Gjendet trupi i pajetë i 19 vjeçarit të mbytur në rezervuar
Sot në mëngjes polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të 19-vjeçarit me inicialet S. B., banues në fshatin Borje.
19 vjeçari është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në rezervuarin e fshatit Novosej në njësinë administrative të Shishtavecit.
Njoftimi i Policisë së Kukësit
Më datë 04.09.2020, polumbarët e Reneas, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Borje.
Shtetasi S. B. është mbytur ditën e djeshme gjatë kohës që ka qenë duke u larë në një rezervuar në fshatin Shishtavec.