
Në malin e Pashtrikut është përkujtuar operacioni ‘Shigjeta’ beteja e Koshares që hapi kanalin e komunikimit mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë luftës së vitit 1999.
Në 23 vjetorin e betejës së lavdishme, qindra luftëtarë të atyre viteve dhe të afërm të tyre janë mbledhur në majën e Pashtrikut për të kujtuar të rënët në detyrë.
Rtsh Kukësi ka sjellë një kronikë speciale nga kjo betejë që shënoi edhe nisjen e kapitullimit të Serbisë dhe fitores së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.