
Pensionistët e Kukësit nuk janë të kënaqur me bonusin e dhënë për festat e fundvitit.
Ata janë shprehur se me kaq para sa janë dhënë, nuk mjafton pasi çmimet e produkteve janë rritur shumë muajt e fundit.
Për fundivitin janë dhënë për pensionistët 50 mijë lekë të vjetra.
Pensionistët shprehen se rritja e çmimeve për këtë vit është shumë i lartë dhe ai 50 mijë lekësh nuk ndikon fare.