• Wed. Apr 24th, 2024

VIDEO/ Për herë të parë pas 30 vitesh, nis ndërtimi i banesave sociale

Për herë të parë pas 30 vitesh, ka nisur sot më Kukës ndërtimi i dy pallateve në lagjen numër 5 për familjet e pastreha të qytetit.

Donator u investimit është Enti i Banesave në shumën prej rreth 20 milionë Eurosh.

Në inaugurimin e fillit të punës ishte i pranishëm vetë Drejtori i Entit Kombëtar të Banesave Stefan Çipa, të cilin e shoqëronte kryetari i bashkisë Safet Gjici, prefekti Zenel Kuçana si dhe fituesi i tenderit, Ram Geci.

Mësohet se është parashikuar të ketë 75 apartamente të ndryshme 2+1, 1+1 si dhe garsoniere.  Gjithashtu do të ketë mjedise për biznes dhe shërbime komunitare.

Lista e familjeve të pastreha në Kukës është e gjatë dhe përtërirë apo braktisur shumë herë pasi qysh prej 30 vitesh ky është investimi i parë për strehimin.

Aktualisht në bashki ka një listë më të fundit me rreth 280 familje pa strehë.

Apartamentet do të përfitohen nëpërmjet kredive që do të parashikohen për këtë kategori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *