
I cilësuar si ambasadori i Hasit, ushtaraku Ukë Hoxha në vitet 90 mori gradën kolonel, i pari në qarkun e Kukësit.
Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm në drejtimin ushtarak dhe periudhat e ndryshme historike kombëtare e kanë dëshmuar ku mund të veçojmë luftën e Kosovës.
Para pak ditësh bashkia e Hasit e dekoroi pas vdekjes me titullin ‘Nder i Hasit’ pasi Ukë Hoxha lindi në fshatin Tregtan dhe aktiviteti i tij ushtarak në këtë zonë ishte i lartë.
Ndërkohë sot në përvjetorin e tij të parë organizata e ushtarakëve në lirim dhe ajo e veteranëve të luftës, si dhe familjarë të kolonelit Hoxha organizuan një aktivitet përkujtimor me pjesëmarrjen e miqve të tij, ushtarakëve rezervist dhe në lirim, por edhe të prefektit Zenel Kuçana dhe gjeneralit Kudesi Lame.
Vlerësimet dhe kujtimet nga ‘Babushi i Kosovës’ Kudesi Lame, për Ukë Hoxhën janë të panumërta.