• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ Përkujtohet beteja legjendare e Lumës kundër serbëve në 1912

Një ditë më parë është përuruar me anë të një ceremonie, restaurimi i lapidarit historik ne Qafën e Kolesjanit të Lumës.

Ky lapidar i kushtohet betejës së përgjakshme të vjeshtës së vitit 1912, mes forcave lumjane dhe ushtrisë së organizuar serbe, ku sipas të dhënave kanë humbur jetën 12 mijë ushtarë serbë.

Mësuesi veteran Havzi Spahiu, pasardhës i Islam Spahiut, njërit prej drejtuesve të kësaj beteje epike tregoi para të pranishmeve luftën e lavdishme të lumjanëve.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, teksa foli për rëndësinë e restaurimit të lapidarit historik, tha se institucioni që ai drejton do të ketë në fokus, ruajtjen e këtyre monumenteve të cilat na kujtojnë historinë e popullit tonë dhe luftën për liri.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe banorë të zonës, familjarë të deshmorëve, bije dhe bija të fshatit Kolesjan dhe të ftuar të tjerë.

Ndërkohë nxënës të shkollës se mesme ‘Bajram Adiu’ në Bicaj dhe te shkollës 9-vjeçare ‘Lidhja e Prizrenit’ në Kolesjan prezantuan para të pranishmeve aktivitete të ndryshme historiko-kulturore.

Restaurimi i Lapidarit është bërë i mundur nga Bashkia e Kukësit me fondet e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *