
Përkujtohet oficeri i Policisë Selim Halili, i cili ra dëshmor gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi që kishte kryer një vrasje.
Halili u qëllua për vdekje në 14 dhjetor 1998 në Has, kur policia kishte shkuar për të arrestuar vrasësin.
Ai u përkujtua ditën e djeshme me anë të një ceremonie në muzeun e policisë në Kukës.
Më poshtë, kronika e përgatitur nga RTSH Kukësi.