• April 20, 2024 4:02 am

VIDEO/ Përmbytjet në Kukës, Breg Lumi pa rrugë dhe pa ujë të pijshëm

Ujërat e kaskadës së Drinit nuk kanë shkaktuar problem vetëm në zonën e Nënshkodrës, por edhe te dhjetëra banorë pranë qytetit të Kukësit.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të liqenit të Fierzës në fshatin Breg-Lumë në Kukës është përmbytur rruga. Banorët janë të detyruar që të lëvizin nëpër shtigje rrugë pa rrugë duke transportuar thasët në shpinë.

‘E kemi vështirë, nuk kemi ku të shkojmë, prej 3-4 ditësh. Duhet të porosisim varkën, që të shkojmë, nëse ka të sëmurë, ose kalojmë nëpër mal’, ankohen banorët për A2.

Janë mbi 30 shtëpi që sa herë që rritet niveli i ujit në liqen kanë këtë problem. Ata tregojnë se uji ka shkaktuar edhe dëme të mëdha te muret e banesave, duke i çarë ato.

Një tjetër problem shqetësues është edhe mungesa e ujit të pijshëm, burimet dhe tubacionet e ujësjellësit janë përmbytur, duke lënë pa ujë fshatin, dhe mënyra e vetme për momentin është të presin ujin që shkrin nga bora.

Ndërkohë, edhe bregu i liqenit është i mbushur me mbeturina plastike e mbetje spitalore, duke bërë rrezik sëmundje dhe infeksionesh për fëmijët që luajnë çdo ditë me to.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *