• April 19, 2024 7:37 pm

VIDEO/ Puna në aeroportin e Kukësit ka mbetur në vend

Pasi janë ngritur disa tuba hekuri, punimet në aeroportin e Kukësit kanë mbetur në vend prej muajsh.

Asnjë punim nuk është bërë gjatë kohës së verës, ndërsa deri më tani janë mjaftuar me disa lëvizje dherash e asnjë punim tjetër.

Pavarësisht propagandës së aty po punohet me ritme të shpejta, në fakt prej më shumë se 1 muaji në aeroport qëndrojnë vetëm rojet, pasi asnjë makineri nuk lëviz.

Sipas projektit terminali kryesor do të jetë i veshur i gjithi në fasadë xhami dhe do të funksionojë me të gjithë elementet, duke nisur me përpunimin e pasagjerëve, kontrollet e chekinet, transportin e bagazheve, me dy porta daljeje, çfarë nënkupton se mund të nisen dy avione njëherësh, sektorin Vip, por edhe ambientet ndihmëse për policinë, zyrat e administratës, baret e ambiente shërbimi, e të gjitha këto në një sipërfaqe rreth 3000 metër katrorë.

Aeroporti i Kukësit u ndërtua në vitin 2007 si dhuratë e Emirateve te Bashkuara Arabe për popullin e Kukësit, por që nuk u vu në asnjë rast në funksion për shkak të mungesës së angazhimit nga qeveritë shqiptare.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *