VIDEO/ ‘Punoni deri në 10 të natës’, Gjici ultimatum për stadiumin: Me 15 vjen Duka këtu

Stadiumi i Kukësit pritet të jetë gati në datën 15 tetor! Kështu e kërkon kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Gjatë një kronike për kanalin zyrtar të klubit, kryebashkiaku dhe njëkohësisht presidenti i verilindorëve ka bërë një inspektim të punimeve në impiantin ‘Zeqir Ymeri’, duke inspektuar me imtësi të gjitha punimet e bëra deri më tani.

Por për asnjë moment nuk i ka kursyer kritikat. Duke pasur ‘hallin’ e presidentit të FSHF-së, Armando Dukës dhe UEFA-së, Gjici kërkon punime sa më perfekte.

‘A e kemi bërë atë makinën? Se nuk ta certifikon UEFA.

Duhen rrugët tamam me ‘hi’ makinat, se UEFA do që të hyjnë makinat nga të gjitha anët. Ndriçim do të ketë? Deri në fund të ‘mujit’ mbaroni?

Dua që të mbarojnë punimet deri në fund të këtij muaji se unë kam fol me Dukën. Me 15 tetor unë inaguroj stadiumin, të përfunduar dhe me të gjitha. Të punojmë deri në 10 të darkës.

Këto rrugët kur mendoni se do t’i ndryshoni? Me kohën nuk jam i kënaqur se klubi e vuan shumë që nuk luan dot ndeshje në fushën e vetë.

Prandaj ka pasur dhe rezultate të dobëta në vitin e kaluar. Duam që veç cilësisë që e kemi kërkuar, nuk ka mirëorganizim me grupeve. Po të kishim fonde do të kishim 3 fusha stërvitjeje. Mezi kemi gjetur rërën se duhet me kushte. E kanë gjetur Burrel ata të Federatës,’-tha Safet Gjici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *