• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ Qarkullimi rrugor në Kukës, Bashkia e Policia akuzojnë njëra-tjetrën

Sikur të mos mjaftojë fakti që Kukësi është ndër bashkitë më të varfra në vend, në këtë qytet ka problematikë edhe me qarkullimin rrugor.

Qytetarët ankohen se mjetet nuk respektojnë këmbësorët, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara, në shumë vende mungojnë vizat e bardha dhe sinjalisitika.

Të gjitha këto shqetësime, ka qenë vetë kryetari i bashkisë Safet Gjici që i ka parashtruar në Këshillin vendor të sigurisë publike.

‘Kemi ankesa të vazhdueshme, për shpejtësinë marramendëse brenda qytetit, ku kemi patur edhe aksidente’, thotë kryebashkiaku Safet Gjici.

Por për drejtorin e policisë së qarkut të Kukësit, këto problematika ndikohen edhe nga faktorë që nuk varen nga puna e policisë.

‘Mungesa e planit rregullues të trafikut, e sinjalistikës, e vendparkimeve, mungesa e trotuareve’, radhit drejtori i DVP Kukës, Edmond Sulaj.

Në këtë situatë kur si bashkia ashtu dhe policia kane kusuret e tyre ne situatën e qarkullimit, për përfaqësuesin e biznesit, policia duhet të ndryshojë prioritet në vendosjen e gjobave, duke ndëshkuar më së shumti ato që rrezikojnë sigurinë e qytetareve ne rruge dhe te mos kapen me shkelje te vogla për te plotësuar numrin e gjobave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *