VIDEO/ Rikthehet dëbora, Kukësi nën petkun e bardhë, ja situata

Kjo javë ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur me rikthim të reshjeve të dëborës në zonën juglindore dhe verilindore të vendit. Që në orët e para të mëngjesit thuajse në të gjithë qarkun e Kukësit kanë nisur reshjet e dëborës, me intensitet mesatar.

Në qarkun e Kukësit reshjet e dëborës kanë qenë prezente mëngjesin e kësaj të hëne, por të dhënat nga shtabi i emergjencave civile bëjnë të ditur se situata paraqitet normale.

Trashësia e dëborës varion nga 7 cm në rrugën e Kombit deri në 15 cm në zonën e Valbonës.

Akset rrugore nacionale në këtë qark, nuk paraqesin problematika për kalimin e mjeteve edhe për faktin që temperaturat nuk kanë zbritur më shumë se -2 deri -3 gradë.

Ndërsa situatë pak më problematike paraqitet në zonat rurale, ku kërkohet një kujdes i shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *