• April 19, 2024 2:59 pm

Reshjet e borës në orët e para të mëngjesit në Kukës kanë rënduar situatën.

Trashësia e borës ka kaluar 40 centimetra duke shkaktuar mjaftë probleme në qarkullimin rrugorë.

Probleme ka edhe në Rrugën e Kombit për shkak të pranisë së akullit e ngricave.

Edhe pse paguhet me disa euro nga cdo makine qe leviz ne Rrugen e Kombit, koncensionari nuk ka mirembajtur dot ate, duke penguar qarkullimin dhe duke shkaktuar edhe probleme.

Probleme janë shfaqur edhe në rrugët e brendshme të lagjeve të qytetit, një pjesë e tyre janë të bllokuara, ndërsa mjetet borëpastruese po mbajnë hapur nyjet kryesore të qytetit.

Njësit administrative Shishtavec, Zapot, Kalis, Grykçaj,Ujmisht, e Surroj në Kukës si dhe Lekbibaj në Tropojë janë të bllokuara.

Rrugët nacionale Kukës-Peshkopi, Fushë Arrës, Shishtavec, Krumë, Krumë-Kam-Bajram Curri kalohen vetëm me zinxhirë me vështirësi.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *