
Një nga rrugët që lidh qytetin e Kukësit me disa fshatra, por edhe me Rrugën e Kombit, vazhdon të jetë problematike për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe sasisë së gurëve.
Askush nuk duket se ka marrë masa për të pastruar rrugën e cila është përgjysmuar nga rrëshqitjet.
Bëhet fjalë për rrugën e vjetër dalëse nga Kukësi që të çon në Kodër Lumë, dhe më tutje drejt Shishtavecit.