• Wed. Apr 24th, 2024

Duhej të ishte një situatë e kundërt, por në fakt investimet pa projekt që po bën kompania Salillari në Kukës, vetëm sapo ju shton hallet banorëve.

Pasi vendosi të mbyllë urën mbi lumin Drin, duke mbyllur dhe hyrjen e Kukësit, kompania private Salillari që administron edhe Rrugën e Kombit, u mori tokat banorëve të Gostilit, për të ndërtuar një rreth rrotullim urgjent, pasi do të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit.

Por me mbylljen e urës së vjetër të Mamzit, dhe devijimin e lëvizjes së të gjitha makinave drejt rrugës që lidh Bicajt me Kukësin, do të sjellë një kaos në trafik.

Rruga në zonën e ‘rrushit’, siç njihet nga banorët e zonës, nuk plotëson asnjë kriter për të mbajtur trafikun që pretendon firma Salillari. Ajo është një rrugë dy kalimëshe, ku nuk ka as trotuar dhe asnjë kriter tjetër.

Edhe sot ku lëvizjet janë normale, ajo është problematike, ndërsa kur i gjithë trafiku i Kukësit të kalojë aty, ajo rrugë do të bllokohet.

Ndiqni kronikën e përgatitur nga RTSH Kukësi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *