Tre personalitet kuksiane janë shpallur ‘Nderi i Qarkut Kukës’, nga Këshilli i qarkut të Kukësit.
Dy prej personaliteteve Shaqir Shehu dhe Besnik Hallaçi janë shpallur ‘Nderi i Qarkut Kukës’ pas vdekjes, pasi humbën jetën për shkak të koronavirusit.
Ndërkaq Këshilli i qarkut shpalli ‘Nderi i Qarkut Kukës’ edhe kreun e Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, për kontributin e tij të gjerë.
Më poshtë ndiqni kronikën e RTSH Kukësi: