VIDEO/ Shkatërrohet stadiumi i lojërave me dorë, për të ndërtuar një fushë stërvitore

Kukësi deri më tani kishte edhe një stadium të lojërave me dorë, aty në krah të stadiumit të futbollit.

Por ndërsa më herët stadiumi i futbollit kishte gllabëruar një pjesë të stadiumit, ditën e sotme i gjithë stadiumi i lojërave me dorë është shkatërruar.

Në këtë zonë ndodhej edhe palestra e mundjes, por edhe ajo është shkatërruar.

Kreu i Bashkisë së Kukësit dhe klubit të Futbollit, Safet Gjici shkruan në Facebook se do të ndërtohet një fushë stërvitore aty për ekipin e parë dhe ato zinxhirë.

Ja çfarë shkruan Safet Gjici në Facebook:

?Çdo ditë dëshmojmë se çfarë themi e bëjmë realitet.✅

?Nis puna për fushën e parë stërtivore ⚽️⚽️në Kukës,që do i shërbej ekipit të parë dhe ekipeve të moshave.
Bashkia Kukës në bashkëpunim dhe me FSHF do ndërtojnë dhe 2 fusha të tjera duke i hapur rrugë dhe ndërtimit të akademisë së Futboll Klub Kukësi.⚽️⚽️

?Jam shumë i lumtur për terrenin e ri sportiv që i shtohet qytetit.?

E gjithë vëmendja për Ju! ??

Të gjithë bashkë për Kukësin që Duam!??
#KukësiNëPunë✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *