
Shpërndarja e librave falas po ecën normalisht në çdo shkollë në bashkinë Kukës, proces që është drejt përfundimit.
RTSH Kukësi ka monitoruar shkollën Bajram Curri, 99% e nxënësve janë pajisur me librat falas dhe më 27 shtator kjo shkollë është gati për të mirëpritur 482 nxënësit e saj.