
Shtegu i Ngjyrave në Kukës është renditur si destinacioni kryesor i këtij sezoni turistik 2021.
Kukësi është kthyer në vëmendjen e vizitoreve vendas, por edhe turistët e huaj kanë preferuar këtë destinacion.
Fundjava që kaloi ishte nisja zyrtare e sezonit turistik në Kukës, me destinacion Shtegun e Ngjyrave.
Ishin dy guidat lokale të zonës së Kukësit, Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj, ata të cilët e promovuan të parët këtë destinacion turistik veror.
Shtegu i Ngjyrave fillon nga Guri i Mëngjesit në Shishtavec, drejt Grykë Çajës dhe shkon deri në Radomirë, Dibër dhe vazhdon drejt Ohrit në Maqedoni.
<iframe src=”https://video.syri.net/embed/TuJItIUduiAYn4t” frameborder=”0″ width=”700″ height=”400″ allowfullscreen></iframe>
Nga qershori deri në fund të gushtit, lëndinat alpine janë të mbushura me shumëllojshmëri të luleve nga ku edhe ka marrë emrin si Shtegu i Ngjyrave.
Të gjithë operatorët turistikë vendas shprehen se destinacioni më i kërkuar për tu frekuentuar për këtë sezon pritet të jetë Shtegu i Ngjyrave në Kukës.
Vitin e kaluar kishte rreth 3000 vizitorë, ndërsa këtë vit pritet të shkojë deri në 5000 vizitorë, pa llogaritur dhe turistët e huaj.
Në Parkun Natyror Korab -Koritnik nuk ka asnjë tabele informuese, shtigjet turistike nuk janë të lyera me bojë për të informuar drejtimin e shtegut.
Gjithashtu në Kukës nuk ka ende një zyrë informacioni për turistët!