• Thu. Apr 25th, 2024

VIDEO/ Shumë sëmundje dhe pak ujë, dimri që u mungon prej vitesh kuksianeve

Ndryshimet klimatike prej vitesh kane ndryshuar jo vetëm temperaturat dhe fenomenet natyrore, por edhe mënyrën e jetesës së shumë zonave.

Kukësi midis të tjerave njihej si një qark që kishte një dimër të gjatë me reshje të dendura dëbore dhe që fillonte që në nëntor e deri në fund të pranverës.

Por sot jo vetëm në Kukës, por edhe në fshatrat e tij malorë shikon fusha të gjelbëruara. Ndërsa dëbora duket vetëm në majat e maleve.

Por si e mbajnë mend kuksianët në qytet dhe në fshat dimrin në zonat e tyre.

Ndërsa sot Kuksianët duket se po përshtaten me një tjetër lloj dimri. Dimër me diell dhe pa dëborë.

Edhe pse ne pamje të parë mund të duket si një jetë më e lehtë, vetë kuksianët shprehen se në fakt këto dimra të butë po japin me shumë efekte negative sesa pozitive.

Pas shpopullimit kuksianët tashmë duhet të përshtaten edhe me dimrin e munguar dhe pasojat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *