• Mon. Apr 29th, 2024

VIDEO/ Sinamati: Vizita në Orgjost, Pakisht më tronditi fort, asgjë nuk ka ndryshuar prej kohësh

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, ishte në fshatin Orgjost ku pa nga afër degradimin e rrugëve të fshatit. Në bashkëbisedimin me banorët, kandidati u shpreh se ky fshat është lënë në harresë nga pushteti lokal.

Janë 13 hidrocentrale që zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe në kontratë duhej të realizonin investime për komunitetin. Këtë i paguajnë taksat në Bashkinë e Kukësit, por kjo e e fundit nuk ka investuar asgjë për banorët. Sinamati i ka premtuar banorëve investime të vazhdueshëm për të përmirësuar gjendjen e fshatit.

‘Vizita në Orgjost, Pakisht e në gjithë fshatrat e kësaj zonë në rrëzë të Pikëllimës më tronditi fort. Kisha shërbyer para shumë vitesh si mjek në këtë zonë në misionin për pastrimin e zonave të minuara prej luftës në Kosovë. Asgjë nuk ka ndryshuar prej asaj kohe!

Fshatrat që i kanë dhënë trevës tonë emra të njohur në fushën e mjekësisë, inxhinierisë, mësimdhënies e tregtisë, na shfaqen plotësisht nëpërkëmbur. Nuk besoj se dora e harresës të bjerë diku kaq rëndë sa këtej.

Ne ishim të bindur se Kukësit i duhet një alternativë serioze në krye të bashkisë për ti marrë për dore këta njerëz e për t’ju treguar se do jemi me ta. Tani jam edhe më i bindur, edhe më i përulur, edhe më i vendosur se puna jonë nuk do jetë e lehtë, por një sfidë që do na afrojë me këta njerëz jo vetëm në një marrëdhënie përgjegjësish zyrtare, por më tepër se kaq, në një raport shpirtëror. Jam i bindur se këtu fillon gjithçka!

Mua dhe ekipit tim nuk na pëlqen fjala ‘premtim’, por zotohemi se rruga që lidhë këto fshatra me Kukësin apo me Kosovën do jetë basti ynë i fituar!

Mbi të gjitha, do doja përzemërsisht, në emër tonin jo vetëm politik, por edhe njerëzor e familjar, t’ju kërkojmë falje këtyre banorëve kaq të mrekullueshëm, të mundur me harrim!’, shkruan kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *